Policia në Ohio ka qëlluar një zebër pasi kafshoi të zotin në krah dhe vazhdoi të vepronte agresivisht ndaj policëve. Zebra ka ngordhur pasi u qëllua.
Oficerët shkuan në shtëpinë e burrit pasi ishin thirrur nga dikush që kishte raportuar se “krahu i tij është kafshuar nga një zebër”.
Ata e gjetën burrin të shtrirë përtokë në një fushë, me krahun e lënduar por ende në vend, shkroi BBC.
Policët u përpoqën që ta bllokonin zebrën me vetura, por kafsha e tërbuar ka filluar të përplaset në to, ka thënë policia.
Zebrat nuk kategorizohen si kafshë të egra dhe të rrezikshme nga Ohio, prandaj ato mund të mbahen edhe si kafshë shtëpiake nga qytetarët.
Artikuj të ngjashëm
-
Qeni ia kafshon krahun deri në bërryl një australianeje
-
Gjarpri 4.5 metra qëllohet me armë në kokë pasi iu mbështoll për qafe pronarit
-
Dorëzohet në polici personi që vrau qenin në Kaçanik
-
Shoqërohet në stacion policor një person në Ferizaj, dyshohet se qëlloi me pushkë qenin
-
82-vjeçarja kafshohet për vdekje nga qeni në Kroaci