Një 82-vjeçare është kafshuar për vdekje nga një qen në Zarë të Kroacisë, ka raportuar Index.hr, e trupi i saj është gjetur mëngjesin e së mërkurës, e Policia e ka arrestuar një familjar të saj.
Sipas mediumit, i arrestuari është nipi i gruas, pasi qeni ishte në pronësi të tij, e ai po akuzohet për rrezikim të sigurisë publike. Gruaja dhe qeni ishin të vetëm në banesë kur e kafshoi për vdekje.
Në raportin e autopsisë u konfirmua se gruaja humbi jetën nga plagët e sulmit të qenit.
Autoritetet e sigurisë të Kroacisë kanë thënë se do ta hetojnë rastin, derisa familjes së të ndjerës i kanë shprehur ngushëllime.
Raportohet se 82-vjeçarja ishte lënë që të kujdesej për qenin në banesë për disa ditë.
Artikuj të ngjashëm
-
Gruaja sulmohet nga qentë e së bijës e më pas vdes – vajza mbante mbi 50 qen në shtëpi
-
Një foshnje vdiq pasi u kafshua nga qeni i shtëpisë në Angli
-
Gjendet e vdekur një grua në Prizren
-
Vrasja e 80-vjeçares, Prokuroria: I dyshuari ia përplasi kokën për toke, tentoi t’i fshijë gjurmët
-
Një 80-vjeçare dyshohet se u vra nga burri në Prizren