Lëmsh

Amerikani i gjen 1000 dollarë që datojnë nga 1934-a

Foto: Facebook
 

Një burrë në New Jersey të SHBA-së, po e rinovonte oborrin e shtëpisë, kur në hapësirën ku gjendej veranda, i gjeti 1000 dollarë. Të hollat që ishin të ndara në kartëmonedha 10-she e 20-she, datonin nga viti 1934, shkruan “Upi” të martën.

Rich Gilson dhe bashkëshortja e tij, Suzanne, e blenë një vilë katër vjet më parë, e në të ndërtuan hapësirën me oborr, ndërsa kur Rich vendosi ta rinovojë, i gjeti të hollat.