Kuriozitet

Kapet një kangur në Hungari

Për ta kapur një kangur trupvogël, autoritetet policore në Hungari u detyruan ta ndiqnin për afro 5 kilometra, shkroi “Upi” të hënën.

Shtabi i Policisë së Budapestit tha se u njoftua për një kangur “të panjohur” që po lëvizte lirshëm, derisa ekipet u vunë në aksion për kapjen e tij.

Për afro 5 kilometra, policët u detyruan ta “rrethonin” qytetin për ta transportuar më pas kangurin në Kopshtin Zoologjik të Budapestit. Nuk u bë e ditur nëse kanguri kishte pronar, apo i takonte kopshtit zoologjik.

Kanguri bën pjesë në familjen e kafshëve "marsupial". Ai është simbol i Australisë pasi habitat kryesor i tij është në Australi, ndërsa nuk është e zakontë që një kafshë e tillë të gjendet në Evropë.

 
Videó a "zsebes" elfogásáról:)

Így ért véget az erszényes szökevény utáni hajsza, avagy videó a "zsebes" bekerítéséről és biztonságba csomagolásáról??‍♂️?

Posted by BRFK l Budapesti Rendőr-főkapitányság on Sunday, July 10, 2022