Kuriozitet

Dy asteroidë pritet t’i afrohen Tokës

Dy asteroidë të mëdhenj do t’i kalojnë pranë Tokës të enjten (7 korrik), me një diferencë prej pak orëve ndërmjet vete, por që nuk do paraqesin rrezik, thuhet në njoftimin e “VirtualTelescope” të mërkurën.

Sipas njoftimit, asteroidët me madhësi sa një autobusë do të jenë rreth 130 mijë kilometra larg planetit, derisa në hapësirë raportohet se do të bëjnë “spektakël” të mrekullueshëm.

Për ardhjen e trupave qiellorë, u lansua edhe një video-live, në të cilën mund të ndiqen në kohë reale.

Asteroidët kanë madhësi të ndryshme. Ata të vegjlit digjen pasi të futen në atmosferën e Tokës.

Më i njohuri është asteroidi Vesta, i formuar dy milionë vjet më parë. Ai konsiderohet të jetë trupi i dytë më i madh qiellor në sistemin diellor.