Kuriozitet

Qen apo mace – kafsha që po i habit të gjithë

Hai dhe Tuan Anh kanë një qen që për një masë të madhe njerëzish, nuk duket i tillë, shkruan “Dailyrecord” të dielën.

Qeni i quajtur Dui, mbahet nga pronarët në Vietnam dhe është bërë i famshëm në mediat online pikërisht për shkak të dukjes. Pamje e tij karakteristike dhe ngjyra e zezë, e bën atë të duket porsi mace. Qeni dyvjeçar është një racë e rrallë, e përzier me atë antike të Hmongut dhe racës Dingo.

“Jam me fat që e kam Duin. Është i mençur e duket porsi mace angleze”, deklaroi Hai Anh, duke shtuar se qeni i tyre i bënë të lumtur tash e sa kohë.

Image
Image