“Çok güzel” i Boris Johnsonit shkakton të qeshura në samitin e NATO-s
Në samitin e NATO-s, që po mbahet në Madrid, ka pasur edhe momente komike. Kryeministri britanik Boris Johnson iu drejtua me fjalët në gjuhën turke “çok güzel” presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili ia ktheu përshëndetjen me të njëjtat fjalë.
“Çok güzel” në gjuhën shqipe do të thotë “shumë mirë”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i shijoi momentet mes Johnsonit e Erdoganit me një të qeshur.
Johnsoni, Bideni dhe Erdogani pozuan krah për krah gjatë fotosesionit familjar të liderëve të NATO-s.
Në orën 18:45 pritet takimi mes Bidenit dhe Erdoganit.