Gjarpri më i rëndë në SHBA u kap në Florida, raportoi të enjten “The Guardian”.
Gjarpri femër, i llojit piton, peshonte 98 kilogramë e ishte i gjatë 5 metra, ndërsa siç njoftuan biologët, kur u kap i kishte 122 vezë në zhvillim.
Pitoni u kap në një hapësirë fushore, e ekipi që u mor më këtë, njoftoi se këtë punë e kryejnë çdo vit, duke i larguar gjarpërinjtë që rrezikojnë zhvillimin e kafshëve të tjera të egra.
Të pyetur se si hasën në këtë piton masiv, biologët thanë se femra ishte në ndjekje të një mashkulli për shumëzim.
“E dinim se ishte atje. Ekipi e gjeti femrën më të madhe që kemi pasur deri më tash”, deklaroi biologu Ian Easterling.
Ai shtoi se heqja e pitonit femër luan rol të rëndësishëm në ndërprerjen e ciklit të shumimit.
“Kjo është çështje e jetës së egër në kohën tonë, në Floridën Jugore”, shtoi ai.
Që nga nisja e programimit për konservimin e pitonëve në vitin 2013, ekipi ka eliminuar mbi 1000 pitonë, në rreth 258 kilometra katrorë.