Kuriozitet

Përmbytet restoranti i famshëm lundrues në Hong Kong

Një restorant lundrues, shumë i famshëm në Hong Kong, është fundosur, disa ditë pas u tërhoq nga porti ku funksiononi për gati 50 vjet.

Restoranti Jumbo u përmbys në Detin e Kinës Jugore, derisa po udhëtonte në një vend, të cilin kompania nuk e ka bërë të ditur.

Aberdeen Restaurant Enterprises tha se ishte “shumë i pikëlluar nga incidenti”, por se asnjë anëtar i ekuipazhit nuk u lëndua.

Restoranti u mbyll në mars të vitit 2020 pasi u godit nga pandemia COVID-19.

Më shumë se 3 milionë të vizitorë besohet se kanë ngrënë në këtë restorant gjatë viteve, duke përfshirë edhe Mbretëreshën, Tom Cruisen dhe Richard Bransonin, shkruan BBC-ja.

Restoranti ishte shfaqur në disa filma, duke përfshirë një film të Bondit, por pandemia i dha biznesit një goditje fatale.

Inxhinierët e marinës ishin punësuar për të inspektuar restorantin lundrues përpara udhëtimit dhe “të gjitha miratimet përkatëse” ishin marrë, thanë pronarët.

Restoranti u mbyt të dielën pranë ishujve Paracel pasi “ndeshi kushte të pafavorshme” dhe filloi të merrte ujë, tha Aberdeen Restaurant Enterprises.

“Thellësia e ujit në vendngjarje është mbi 1000 metra, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë kryerjen e punimeve të shpëtimit”, shtoi ai.