Kuriozitet

Pebbles, qeni më i vjetër i gjallë në botë

Descriptive Text

Pebbles është qeni më i vjetër i gjallë në botë. Qeni i llojit fox terrier, u regjistrua nga "Guiness" si qeni më i vjetër që jeton ende.

Ai është 22-vjeçar. Pebbles jeton në Karolinën e Veriut në SHBA, e mbahet nga pronarët Bobby dhe Julie Gregory.

Qenin e mirëpritën në familje në marsin e 2000-s, ndërsa një rekord i tillë ishte shënuar vetëm në vitin 1939, ku një qen kishte jetuar 29 vjet.

Në përgjithësi, qentë kanë një jetëgjatësi nga 10 deri në 13-vjet. Agresivët, të pa trajnuarit dhe qentë pa përkujdesje, sipas studimeve, nuk jetojnë gjatë. Në anën tjetër, edhe jetëgjatësia e maceve sillet nga 12 në 18 vjet.