Kopshti zoologjik Saint Louis ka mirëpritur dy këlyshë të adhurueshme dhe tepër të rralla: Anya dhe Irina, këlyshë leopardi Amur të rrezikuar, shkroi CNN.
Leopardët Amur mendohet të jenë më të rrallët e llojit të vet në botë, me rreth 120 të mbetura në natyrë në Rusi dhe Kinë, sipas Fondit Botëror të Kafshëve të Egra (WWF).
Këlyshët femra lindën më 21 prill nga prindërit me fat Dot dhe Samson, tha kopshti zoologjik. Dot mbërriti në kopshtin zoologjik në vitin 2020. Ajo dhe këlyshët do të qëndrojnë në një strehë private për muajt e ardhshëm.
"Dot është një nënë e shkëlqyer. Është emocionuese të shohësh këtë nënë për herë të parë duke u kujdesur për këlyshët e saj," tha përgjegjësi i mishngrënësve, Steve Bircher, në një njoftim për shtyp.
Leopardët Amur janë në zhdukje ka thënë WWF, ani pse puna në mbrojtje ka ndihmuar në rritjen e numrit të tyre. Popullimi i tyre ka rënë drastikisht për shkak të humbjes së habitatit.