Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gruaja nga Zelanda e Re krijon veturën e saj elektrike

Gruaja nga Zelanda e Re krijon veturën e saj elektrike

Një grua nga Zelanda e Re ka shndërruar një veturë të vjetër 29-vjeçare në një automjet elektrik të bërë vetë, me energji diellore, "për të treguar se mund të bëhet një gjë e tillë".

Rosemary Penwarden, 63 vjeç, ka tre vjet që drejton automjetin e saj të konvertuar nëpër rrugët e vendit. Për projektin iu desh asaj dhe një shoku të saj më shumë se tetë muaj punë, shkroi The Guardin të premten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Duhet të jesh pak i çmendur", tha ajo. “Dua të falënderoj kompanitë e naftës për motivimin”.

Në total projekti, duke përfshirë punën, i kushtoi Penwardenit 24,000 dollarë. Vetura është e sigurt. Pas disa vitesh në rrugë, projekti i saj së fundmi ra në vëmendjen e gazetarëve vendas.

Ndihmësi i saj, Hagen Bruggemann, tani ka konvertuar rreth tetë vetura në motorë elektrikë.

Penwarden ka thënë se koha dhe paratë që ka dedikuar ajo për veturën e konvertuar, nuk është e mundshme për të gjithë.

“Jam në një vend shumë të privilegjuar”, tha ajo.

Ajo e mbush veturën në shtëpi, e cila funksionon tërësisht me energji diellore.