Lëmsh

Shpallet fajtore për vrasje të burrit autorja e librit “Si të vrasësh burrin tënd”

 

Shkrimtarja amerikane Nancy Crampton-Brophy u shpall fajtore për vrasje të shkallës së dytë për vdekjen e bashkëshortit të saj në vitin 2018. Shefi i kuzhinës, Daniel Brophy, u qëllua për vdekje në shkollën e kuzhinës ku ai jepte kurse gatimi.

Crampton-Brophy, autorja e esesë famëkeqe të titulluar, "Si të vrasësh burrin tënd", nuk tregoi asnjë emocion derisa vendimi u lexua në një sallë gjyqi në Portland, Oregon të SHBA-së, shkruan CNN.