Lëmsh

Çifti indian paditi të birin pasi shpenzoi shumë për të e ai nuk po i dhuron nip

 

Një çift indian në pension, e ka paditur djalin me më shumë se 587.000 euro, pasi pretendon se dështimi i tij për ta bërë me nip i ka shkaktuar “agoni mendore”.

Sajneev Prasad, 61 vjeç dhe gruaja Sadhana, 57 vjeçe, kanë ngritur padi kundër djalit të tyre Shrey Sagar dhe gruas së tij Shubhangi, të cilët u martuan në vitin 2016 dhe nuk kanë ende fëmijë.