Një stuhi e fortë në Dubrovnik, gati sa nuk ka shtyrë sot një kamion që po kalonte nëpër urën “Dr. Franjo Tuxhman” drejt e në ujë.
Kamioni është rrotulluar në njërën anë nga stuhia e madhe dhe më pas është ndalur nga rrethojat e urës.
Sipas “Dubrovaçki Vjesnik”, nuk ka të lënduar dhe se pas këtij incidenti, ura është mbyllur për qarkullim deri në qetësim të stuhisë.