Kuriozitet

Amerikanët në hall me ariun gjigant

Amerikanët janë në hall nga një ari masiv që po u shkakton telashe të mëdha. Dhjetëra njerëz kanë raportuar se janë “shqetësuar” nga të bëmat e kafshës, me nofkën “Hank the Tank”, derisa kryesisht po qëndron pranë Liqenit Tahoe të Kalifornisë.

Ariu thuhet se peshon mbi 200 kilogramë, ndërsa Policia vendase nuk ia ka dalë ta stopojë, e për këtë, Departamenti i Kafshëve të Egra në Kaliforni ka propozuar një mobilizim të madh të autoriteteve për vënien nën kontroll të kafshës shkatërruese.

Ariu me dhjetëra herë u gjend në oborret e banorëve, brenda shtëpive e në afërsi të veturave. Thuhet se disa banorë edhe i ka lënduar fizikisht.

Në SHBA numri i arinjve është i konsiderueshëm ndërsa shpeshherë raportohet edhe për sulme ndaj njerëzve.