Lëmsh

Një shtëpi do të shitet në ankand në Florida si NFT

Foto: TDK Home Tours | Courtesy of Heckler Realty Group
 

Një shtëpi në Florida do të dalë në shitje në ankande javën e ardhshme si token i pakëmbyeshëm (NFT), që besohet se është hera e parë që një shtëpi në SHBA shitet si NFT, raporton agjencia AP.

NFT është token i pakëmbyeshëm, ndërsa përdor një version të teknologjisë të enkriptimit për të siguruar se që të krijohen objekte digjitale të veçanta. Teknologjia ofron krijimin e një lloj certifikata të autenticitetit, duke lejuar pronësinë në diçka që përndryshe mund të shumohet pafundësisht.