Kuriozitet

Në “Guiness” iraniani që i ngjiten lugët në trup

Një burrë iranian ka thyer një rekord të çuditshëm botëror, duke i mbajtur në pjesë të ndryshme të trupit 85 lugë.

Abolfazl Saber-Mokhtari, deklaroi se “ngjitjen” e lugëve e kishte ushtruar që nga fëmijëria.

“Aksidentalisht e vura re këtë talent kur isha fëmijë, por pas disa vjetësh praktikë, isha në gjendje ta shtoja talentin tim dhe të arrija këtu ku jam sot”, tha ai.

Iraniani e ka thyer rekordin e spanjollit Marcos Ruiz-Ceballos, ku ky i kishte mbajtur 64 lugë.

Mirëpo, kjo nuk është e tëra. Mokhtarit iu ngjiten në trup edhe sende të tjera si celular, dërrasë, tranguj, tabaka e të tjera.