Pasi një kamion me 100 majmunë të cilët po dërgoheshin në një laborator, u përplas në Pensilvani, një grua ndaloi makinën e saj për të ndihmuar. Një nga majmunët “nuk e vlerësoi vullnetin e saj të mirë” dhe i fërshëlleu në fytyrë. Tani ajo deklaron se është sëmurë.
Sipas raportimeve, Michelle Fallon po ngiste prapa kamionit kur ai u përplas, duke bërë që kafshët të dilnin të gjitha në autostradë. Disa nga arkat u thyen dhe ua mundësuan majmunëve ikjen në zonën përreth. Megjithatë majmunët me kalimin e kohës arritën të kapeshin.
Pas përplasjes, Falloni u afrua për të ndihmuar shoferin dhe kafshët. Kur u afrua, i vendosur duart në një nga kafazet. Majmuni brenda, me gjasë i tronditur nga aksidenti, i fërshëlleu.
Një ditë më vonë, gruas filloi të kollitej dhe t’i keqësohej gjendja e syve. Kjo bëri që t’i drejtohej urgjencës.
Kur shkoi në urgjencë mori vaksinën kundër tërbimit dhe disa ilaçe antivirale. Falloni ka treguar po ashtu se menjëherë pas aksidentit kishte telefonuar linjën e kujdesit shëndetësor për të parë nëse ka nevojë për trajtim.
Policia e armatosur dhe zjarrfikësit me teknologjinë e imazhit termik kërkuan për majmunët e arratisur si pasojë e përplasjes.