Lëmsh

Një burrë zhvishet në aeroplan para të gjithëve dhe për këtë mund të dënohet 20 vjet

 

Një irlandez i cili refuzoi ta vendoste maskën gjatë një fluturimi nga Dublini në New York dhe ekspozoi pjesën e poshtme të trupit të tij para një stjuardese, përballet me 20 vjet burgim nëse dënohet për sulm, ka thënë departamenti i drejtësisë i SHBA-së.

29-vjeçari Shane McInerney pretendohet se ka shkaktuar shqetësim në linjën e fluturimeve të Delta më 7 janar.