Kuriozitet

Borë në shkretëtirën e Saharës

Në shkretëtirën e Saharës, në pjesën veriperëndimore të Algjerisë, temperaturat kanë rënë shumë, madje ka rënë edhe borë.

Bora që mbuloi pjesërisht dunat e rërës ka gëzuar fëmijët nga qytetet e afërta.

Temperaturat e ulëta dhe “batanija e bardhë” u pritën me entuziazëm dhe përbëjnë një lehtësim pas vapës në shkretëtirën më të ngrohtë në botë.

Sasia e borës në qytetin Ain Sefra, që konsiderohet si “porta” e Saharasë, ishte minimale. Temperatura në qytetin e rrethuar nga malet e Atlasit, ka rënë në minus 2 gradë Celsius, për të paktën tri net me radhë dhe është disa gradë më ftohtë në krahasim me mesataren në këtë periudhë të vitit.

Gjithashtu, bora nuk është më befasi në këtë vend, pasi ra edhe më 2021, 2018 dhe 2017 dhe 2016.

Banorët e Ain Sefras e panë borën në vendin e tyre për herë të parë më 1979, por tani është bërë më e zakonshme.