Në treg ka dalë shtëpia më e shtrenjtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shitet për një vlerë të pabesueshme 295 milionë dollarë.
Quhet "The One", ndodhet në Bel Air në Los Angeles dhe është pothuajse dy herë më e madhe se Shtëpia e Bardhë.
Ka 21 dhoma gjumi dhe 49 tualete.
Ka gjithashtu pesë pishina, një klub nate, një sallon bukurie, ambiente spa, një teatër privat për më shumë se 40 persona.
Prona gjithashtu përmban një bibliotekë dykatëshe, bar, bowling, palestër dhe bodrum vere.
Aty ka edhe një fushë tenisi dhe një garazh për më shumë se 30 vetura.
{gallery}
-
18 janar 2022 22:45
-
Shpërndaje në: