Një foshnje e braktisur, e cila është gjetur jashtë në temperatura -20 gradë Celsius në Siberi, është duke bërë më mirë tani, kanë bërë të ditur zyrtarë rusë.
Foshnja e posalindur është gjetur nga pesë adoleshentë, në një kuti vezësh, në një rrugicë të largët të fshatit Sosnovka, kanë bërë të ditur mediat lokale.
E posalindura është dërguar me urgjencë në spital, nga prindërit e njërit prej adoleshentëve, ku edhe u konstatua nga mjekët se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia e cila po kërkon të ëmën e foshnjës, ka hapur hetim penal për tentativë vrasjeje të një fëmije.
Prindërit e adoleshentit po kërkojnë që ta adoptojnë foshnjën, mirëpo aktualisht janë duke pritur për të parë nëse do të shfaqen të afërmit e saj.
Edhe
Foshnja e porsalindur gjendet e mbështjellë me peshqir në një park të Londrës
Ekziston frika se vogëlushja, e cila besohet se ishte rreth tre ditëshe kur u gjet, mund të kishte pësuar ngrirje dhe nuk do të mbijetonte.
Mirëpo, me të arritur në spital, mjeku menjëherë e ka ekzaminuar gjendjen e foshnjës si të mirë.
-
Gjendet një foshnjë në Alaskë në natën e Vitit të Ri, e ëma kishte lënë shënim
-
Vdesin nëntë foshnje të sapolindura në Siberi, Rusia ndalon mjekun kryesor të spitalit
-
Një foshnjë pa shenja jete dërgohet në Emergjencën e Mitrovicës, Policia inicion hetim
-
Prokuroria nis hetimet pasi një foshnjë e pajetë u gjet në mbeturina në Prishtinë