Kuriozitet

Adoleshenti që bulizohej bëhet multimilioner nga kriptovalutat

Një adoleshent në Australi ka marrë vëmendjen e mediumeve të showbizit pasi ka shfaqur pjesë nga jeta e tij luksoze, me paratë e fituara nga kriptovalutat.

Samuel Snell ka themeluar një organizatë private “Crypto Gods”, në të cilën i mëson të tjerët se si të investojnë në kriptovaluta dhe ndan strategji me të tjerët.

Ai e ka cilësuar biznesin e tij si grupin më të madh privat për kripto në Australi, me më shumë se 3000 anëtarë.

Në “TikTok” ai vazhdimisht ndan video nga jeta e tij e përditshme ekstravagante duke fituar mijëra dollarë në ditë, duke ngasur dy Mercedes-Benzë e duke bërë blerje luksoze. Njëra nga veturat e blera prej tij kushton 350 mijë dollarë, ndërsa ka blerë edhe orë të shtrenjtë Rolex.

Në disa prej videove të publikuara, që tashmë kanë bërë bujë, 18-vjeçari ka treguar se dikur kishte qenë viktimë e bulizmit.

Megjithatë, tani e ka tejkaluar krizën dhe thotë se nuk ka limit në moshë se kur mund të bëhesh i pasur.

“Kam nisur në vitin 2014 dhe mësuesit e mi më thoshin ‘mos humb kohë me kriptovaluta’. Tashmë kam grupin më të madh duke i bërë njerëzit me para”, ka thënë në një nga videot e tij.

@wajwai

#wajwai #foryou

♬ Nove pare - Krisko & Coby