Kuriozitet

Sa e dini gjeografinë? 15 pyetjet që ju testojnë

Një kuiz i shkurtër me 15 pyetje do t’ju vë në pyetje se sa mirë e njihni gjeografinë.

Sa mendoni që e njihni mirë gjeografinë? Shihni pyetjet. Mos mashtroni e pyetni edhe miqtë. Në fund lexoni përgjigjet.

  1. Në cilin shtet gjendet Machu Picchu?
  2. Cila është gjuha që flitet më së shumti në Kolumbi?
  3. Në cilin kontinent gjendet shteti i Bruneit?
  4. Cilit kontinent i përkasin Maldivet?
  5. Cili ishte qyteti me më së shumti banorë në botë më 2018?
  6. Cili është kontinenti me më së shumti banorë?
  7. Në cilin shtet gjendet Universiteti i Al-Karaouine, i njohur si universiteti më i vjetër në botë?
  8. Cili shtet prodhon më së shumti ushqim në Tokë?
  9. Cili është shteti më i madh me territor?
  10. Cili është pylli më i madh në botë?
  11. Cili është plazhi më i madh në botë?
  12. Burj Khalifa është ndërtesa më e lartë në botë. Në cilin shtet gjendet?
  13. Cili është shteti më i vogël në botë me territor?
  14. Kryeqytet i cilit shtet është Vjena?
  15. Cili konsiderohet liqeni më i madh në botë?

Tash është koha të shihni përgjigjet e sakta:

  1. Peru
  2. Spanjishtja
  3. Azia
  4. Azisë
  5. Tokio
  6. Azia
  7. Marok
  8. Kina
  9. Rusia
  10. Amazon
  11. Praia do Cassino, Brazil
  12. Emiratet e Bashkuar Arabe
  13. Vatikani
  14. Austrisë
  15. Deti Kaspik, edhe pse teknikisht është trupi më i madh ujor i brendshëm në botë