Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ekspozita e arushave prej pellushi

Arushë pelushi të të gjitha formave dhe madhësive mbulojnë çdo pjesë të hapësirës. Ekspozita “Hello Teddy!” në Moskë është një manifestim për lodrën klasike përkëdhelëse. Më shumë se 500 ekspozues sjellin arinjtë e tyre dhe të njëjtit i ekspozojnë. Ngjarja këtë vit shënon përvjetorin e 12-të dhe organizatorët kanë thënë se një ngjarje e tillë nuk mbahet askund tjetër në botë.

Në këtë panair lodrash ka arusha pelushi të punuar me dorë dhe që janë nga materiale e madhësi të ndryshme, por edhe lodra të tjera kafshësh po ashtu të punuar me dorë. E pasi që po afrohet sezoni i festave, ka edhe dekorime për pemën e Krishtlindjes me motive ariu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arushat tradicionale që ekspozohen këtu janë të punuar me dorë, me sy xhami dhe pëlhurë të leshtë. Por disa ekspozues po i shtyjnë kufijtë për të krijuar lodra me teknika të ndryshme. Çelësi, megjithatë, është se çdo ari ka një karakter të veçantë.

Mes tyre ka disa arinj të punuar me motive nga historia e Piter Panit, me kostumet e tyre që përfaqësojnë personazhe nga përralla. Janë punuar nga Larisa Perelygina nga qyteti rus, Perm.

Arinjtë ani pse mund të shfaqin nostalgji për fëmijërinë, nuk është se u kushtohen vetëm fëmijëve.

Çmimet për arinjtë variojnë nga 6 deri në 680 dollarë, dhe disa lodra janë me të vërtetë vepra arti.

Vizitorët vlerësojnë artizanalët e përfshirë në këtë ekspozitë.