Kuriozitet

Çifti amerikan fiton për herë të dytë shuma të mëdha në lotari

Descriptive Text

Një çift i cili më parë kishte fituar çmimin prej 250,000 dollarësh nga një tiketë lotarie, ka bërë të ditur se ishte shokuar me të marrë vesh se kanë fituar sërish xhekpotin në vlerë prej 3 milionë dollarësh.

Banorët e Qarkut të Washingtonit u thanë zyrtarëve të Lotarisë së Misurit se po blinin gjëra ushqimore nga një dyqan në Potosi kur blenë një biletë gërvishtëse.

Dyshja gërvishtën biletën në dyqan dhe u befasuan kur zbuluan një çmim të madh.

Bileta kapte një vlerë totale prej 3 milionë dollarësh.

Çifti tha se kishin fituar 250,000 dollarë nga një biletë gërvishtëse disa vite më parë.

"Gjithçka ishte sikur Zoti na bekoi përsëri", ka deklaruar gruaja.