Kuriozitet

Fëmija në Kinë për pak i shpëtoi shtypjes nga frigoriferi

Descriptive Text

Një incident ka ndodhur në një restorant në Yinchuan në Kinë.

Një djalosh i vogël ka shpëtuar pa u shtypur nga një frigorifer.

Në një video të publikuar në rrjete sociale e cila tashmë është bërë virale, djaloshi shihet teksa vrapon në hapësirat e restorantit. Për një moment ai afrohet afër frigoriferit, derisa duke u munduar t’ia hapë dyert, ai e tërheq atë drejt vetës. Frigoriferi bie, derisa të pranishmit vrapojnë për ta mbajtur atë.

Edhe pse frigoriferi ndodhej sipër tij, ai nuk merr asnjë lëndim, pasi në pamje shihet teksa largohet.