Lëmsh

Peshku që zëvendëson 20 dhëmbë në ditë

 

Lingcod është një peshk që ha çdo gjë dhe për t’i mbajtur dhëmbët e tij të mprehtë ai i ndryshon ato me ritme mbresëlënëse. Një studim i botuar në “Proceedings of the Royal Society B” tregon një lingcod-it të Paqësorit (Ophiodon elongatus), një peshk që jeton në ujërat e bregut perëndimor të Amerikës dhe që duhet të menaxhojë një grup gjigant dhëmbësh, rreth 500, të shpërndarë në të gjithë gojën, duke përfshirë qiellzën dhe të cilët ndryshojnë, 20 dhëmbë në ditë.

Lingcod, i cili quhet nganjëherë edhe merluc leopardi për shkak të lëkurës së tij, është një peshk i madh deri në 1.5 m i gjatë dhe peshon 60 kg. Ndodhet në Amerikën e Veriut dhe noton në ujërat e Bregut Perëndimor, nga Alaska në Kaliforni. Është mishngrënës, edhe kanibal në rast nevoje dhe jashtëzakonisht i pangopur.