Stina e dimrit dhe temperaturat e ulëta mund të jenë të vështira për jetesë për një numër të madh insektesh e shtazësh.
Ka miliona specie të ndryshme të insekteve që përpiqen t'u rrinë larg temperaturave të ulëta. Për ta bërë këtë, ato shfrytëzojnë mënyra të ndryshme.
Disa insekte, si grerëza, bleta dhe miza e shtëpisë, shmangin dimrin, mirëpo, një pjesë prej tyre nuk mbijeton pasi që ngordhin.
Ato i lëshojnë paraprakisht vezët dhe larvat, për të nisur një jetë të re në pranverë.
Disa të tjera futen thellë nën dhe, në kërkim të temperaturave ideale. Ato futen nën shtresën e borës, gërmojnë një pjesë të konsiderueshme të dheut, rreth gjashtë këmbë, dhe tentojnë të rehatohen për tërë dimrin.
Fluturat zakonisht fshihen në trungje apo nën gurë, mirëpo aty nuk janë aq të mbrojtura dhe detyrohen të "prodhojnë” një kimikat i quajtur glicerinë, i cili
Ky kimikat është i ngjashëm me antifrizin që përdoret në jetën e përditshme, kryesisht në çështje të automobilave. Atë fluturat e përdorin për të mos u ngrirë gjatë temperaturave të ulëta, duke e mbështjellë trupin e tyre.
Bletët dhe milingonat ulin aktivitetin e punës dhe metabolizmin, duke qëndruar brenda koshereve të tyre. Ato bëjnë lëvizje të ngadaltë, duke mos kursyer në masë të madhe ushqimin që kanë grumbulluar.
Mirëpo, ndryshe nga këto, flutura monarke, bën fluturim çdo vit në drejtim të jugut, me qëllim të gjetjes së ambientit të ngrohtë.