Kuriozitet

11 kryevepra të Picassos shiten për 110 milionë dollarë

Descriptive Text

Njëmbëdhjetë vepra arti të Pablo Picassos që kanë qenë të shfaqura në një hotel në Las Vegas për më tepër se dy dekada, janë shitur në një ankand për 110 milionë dollarë, raporton BBC.

Veprat e artit, në pronë të MGM Resorts, ishin të shfaqura në restorantin Picasso në hotelin Bellagio.

Por, kompania tha se ankandi i të shtunës do ta ndihmojë atë të përmirësonte larshmërinë e koleksionit të saj të veprave të artit.

Ankandi paraqiti nëntë piktura dhe dy pjesë nga qeramika të artistit të famshëm spanjoll që vdiq në vitin 1973.

Piktura e vitit 1938 “Gruaja në një beretë të kuqe-portokalltë”, e cila të dashurën e Picassos, Marie Therese Walter, u shit për çmimin më të lartë 40.5 milionë dollarë.

Fillimisht pritej të shitej mes 20-30 milionë dollarë.

Një vepër tjetër – portreti “Burri dhe Fëmija”, u shit për 24.4 milionë dollarë.