Kuriozitet

Një gruaje në Kanada i bie meteoriti në jastëk, disa centimetra larg kokës

Në grua në Kanada i ka shpëtuar më të keqes, pasi një meteorit ka depërtuar në shtëpinë e saj dhe ka rënë në jastëk vetëm pak centimetra nga koka e saj ndërsa ishte duke fjetur, raporton “Daily Mail”.

Ruth Hamilton nga British Columbia është zgjuar nga zhurma e përplasjes dhe më pas pluhurit në fytyrë të saj më 4 tetor.

“U ngrita dhe ndeza dritën, nuk po e dija se çfarë ndodhi”, ka thënë Hamilton për “Victoria News”.

Shikuesit kishin parë një meteor më herët gjatë natës mbi Lake Louisen.

Hamilton, që mbeti e pa lënduar nga kjo ngjarje, e pa meteoritin në jastëk pranë saj.

Ajo telefonoi Policinë dhe zyrtarët bënë telefonata për të konfirmuar nëse ishte mbetje nga një vend ndërtimi në afërsi.

Por u zbulua se ishte meteorit.

“Po dridhesha dhe isha e frikësuar kur ndodhi. Mendova se dikush ishte futur brenda apo ishte nga arma. U lehtësova kur e kuptova se ra nga qielli”, tha