Noreen Wredberg dhe bashkëshorti Michael, nuk shpresonin se do të gjenin ndonjë gjë në Arkansas, Crater of Diamonds State Park, vend ky i njohur për gurë të çmueshëm. Megjithatë, duke mihur tokën, ajo preku në diamant të verdhë, që peshon hiç më pak se 4.38 karat.
“Unë nuk e dija që ishte diamant atëherë. Mendova ishte thjesht një gur, por ishte i pastër dhe me shkëlqim, kështu që e mora”, tha Wredberg.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Diamanti është në formë dardhe, ngjyrë limonade.”
“Kur e pashë për herë të parë në mikroskop, mendova, ç’është kjo formë dhe ngjyrë e bukur”, ka potencuar punonësja e Parkut.
Parku i Arkansasit është i njohur për diamante dhe gurë të çmueshëm. Një burrë kohë më parë kishte gjetur një diament 9.07 karat.