Pamjet dramatike tregojnë një shtëpi në Ishullin Canary e cila ka arritur të shpëtojë nga lava e një vullkani që po vazhdon të shpërthejë atje.
Njerëzit në rrjetet sociale e kanë përshkruar rezidencën në La Palma si “një shtëpi mrekullie”.
Vullkani në Ishullin Canary në Spanjë ka nisur së shpërthyeri të dielën. Deri më tani, si pasojë e tij janë shkatërruar më shumë se 200 shtëpi, ndërkohë që janë evakuuar rreth 6,000 njerëz.
Lava e vullkanit është duke përparuar derisa shkencëtarët nuk janë të sigurt se sa do të zgjasë shpërthimi.
Pamjet e fotografit Alfonso Escalero tregojnë shtëpinë e rrethuar nga lumenj të lavës së vullkanit.
Shtëpia thuhet se është pronë e një çifti të pensionuar danez, Inge dhe Ranier Cocq të cilët nuk e kishin vizituar atë që kur kishte nisur pandemia me COVID-19, ka raportuar El Mundo.