Kuriozitet

Kungujt e mëdhenj rikthehen në panair

Panairi i fermerëve që daton nga 1860 do të rikthehet në Maine këtë fundjavë pas një viti ndalim për shkak të pandemisë.

Panairi Cumberland mbahet të dielën dhe do të vazhdojë deri më 2 tetor. I pari u mbajt 1868 dhe është një nga ngjarjet më të mëdha bujqësore në këtë shtet.

Pandemia me COVID-19 anuloi atë të 2020-s, shkruan AP.

Panairi Cumberland njihet për kungujt dhe ngjarjen e peshimit të tyre. Kungujt fitues janë ata që dalin më të mëdhenjtë.