Kuriozitet

“Kulla Domino” impresive pritet të ndërtohet në Zanzibar

“Kulla Domino” pritet të ndërtohet në një ishull në Zanzibar, ndërsa pamjen e ka sipas lojës së dominos.

Në fakt vet themeluesi dhe drejtori i firmës së arkitekturës xCassia, thotë se “Kulla Domino” është inspiruar nga loja, raporton “Daily Mail”. Ai tha se ideja i erdhi në vitin 2009.

“Kam ëndërruar të ndërtojë këtë projekt për mbi një dekadë”, thotë Jean-Paul Cassia.

Kulla do të ndërtohet në një ishull të ndërtuar nga dora e njeriut në 370 mijë metra katror, ishull të lidhur me urë për te bregu Perëndimor i Zanzibarit.

Në të do të ketë akuarium, do të ketë pavijon kulturor po ashtu një infrastrukturë për konferencë rajonale me deri 1000 delegatë

Në spiralen e jashtme do të ketë miks mes shitoreve ushqimore e kafeneve, ndërsa do të ketë edhe klub jahti, pishinë në majë e po ashtu kinema.

Ndërtimet pritet të nisin në 6 muajt e ardhshëm.

Image