Libri i Rekordeve "Guiness" ka certifikuar dy motrat japoneze si binjaket më të vjetra në botë,
Umen o Sumiyama dhe Koume Kodama kanë lindur më 5 nëntor 1913, në Shodoshima të Japonisë Ato janë 108-vjeçare e disa ditë, derisa “Guiness” publikoi rekordin në Ditën e Respektimit të Moshës në Japoni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAto u ndanë pas shkollës fillore, kur Kodama u dërgua për të punuar si shërbëtore në Oita në ishullin kryesor jugor të Japonisë, Kyushu. Ajo më vonë u martua atje, ndërsa Sumiyama mbeti në ishullin ku ata u rritën dhe kishin familjen e saj.
Të zëna me angazhime dhe punë, motrat rrallë takoheshin derisa mbushën 70-vjeç, kur filluan të bënin pelegrinazhe së bashku.