Kuriozitet

Pema më e madhe në botë mbështillet me mbulesë rezistente ndaj zjarrit

Zjarrfikësit po mbështjellin mbulesa rezistente ndaj zjarrit rreth pemëve të lashta ndërsa flakët depërtojnë në Parkun Kombëtar Sequoia të Kalifornisë.

Zyrtarët kanë frikë se zjarri mund të arrijë në pyllin gjigant brenda pak orësh, një hapësirë e disa prej pemëve më të mëdha në botë.

Pylli strehon rreth 2,000 pemë, përfshirë atë që njihet me emrin Sherman, 835 metra, pema më e madhe sipas vëllimit në Tokë dhe e vjetër rreth 2500 vjet.

Zjarret janë rritur për një javë, raporton BBC. Më shumë se 350 zjarrfikës, së bashku me helikopterët dhe avionët që lëshojnë ujë, janë mobilizuar për të luftuar zjarret.

Ata kanë mbështjellë disa pemë, përfshirë Shermanin, me letër alumini për t’i mbrojtur. Ekspertët thonë se pemët “sequoia” janë shumë rezistente ndaj zjarrit dhe kanë evoluar për t’u mbijetuar flakëve.