Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Autoritetet kufitare amerikane kapin 15 kërmij gjigantë në valixhen e një pasagjere

Kërmijtë të gjallë, gjethe të freskët dhe një gjysmë kilogrami mish viçi u gjetën këtë muaj në bagazhin e një pasagjere në aeroportin e Teksasit, raporton BBC.

Një pasagjere që po udhëtonte nga Nigeria fillimisht deklaroi mishin e tharë në valixhen e saj, para se të deklaronte edhe 15 kërmij gjigantë afrikanë.

Kërmijtë, që iu dorëzuan Departamentit Amerikan të Agrikulturës (USDA), mund të shkaktojnë meningjit te njerëzit.

Është e ndaluar të mbahen në SHBA pa leje.

Kërmijtë gjigantë afrikan janë në mesin e kërmijve më të dëmshëm në botë.

Gjenden në Afrikën Perëndimore, dhe konsiderohen si specialitete kuzhine.

Edhe Dogana në Stuttgart sekuestron mbi 250 kg suxhuk nga Kosova Kronikë Dogana në Stuttgart sekuestron mbi 250 kg suxhuk nga Kosova

Mirëpo, kanë edhe një parazit që shkakton meningjitin, sëmundje që prek trurin e shtyllën kurrizore.

Në shumicën e rasteve, personat e infektuar kanë simptome të buta, si kokëdhembje, qafë të mpirë apo marramendje. Ka raste kur kalojnë pa simptome. Por, ka raste kur simptomat janë të rënda e të rrezikshme.

Kërmijtë gjigantë po ashtu paraqesin rrezik për ambientin, duke dëmtuar ekosistemin lokal dhe ndërtesat. Hanë së paku 500 lloje të bimëve.