Kuriozitet

Nëpër xhungël për të vaksinuar banorët e fshatrave të thella të Indisë

Me frikën për një valë të re të COVID-19 që mund ta godasë Indinë, është rritur presioni që më shumë persona të vaksinohen. Edhe pse është prodhuesi më i madh i vaksinave, ka pasur kritika se procesi po shkon ngadalë.

Ekspertët e shëndetësisë kanë thënë se derisa virusi të ngadalësojë në vende si India, pandemia nuk do të përfundojë as në botë. Por ka shpresë.

Një rreth i largët në verilindje të Arunachal Pradesh, ka arritur të vaksinojë shumicën dërrmuese të të rriturve – përkundër të gjitha vështirësive, raporton BBC.

Ekipi mjekësor tregon se u duhet të kalojnë nëpër rrugë të rrezikshme për të dorëzuar dozat e vaksinave. Ato duhet t’i mbajnë në duar për t’i transportuar për mbi një orë. Përmes të nxehtit të madh ata duhet të kalojnë përmes xhunglës dhe një ure të rrezikshme, në vetëm një nga pjesët e rrugës.