28 prilli është dita e 118 në kalendarin gregorian dhe sivjet i bie ditë e premte.
Në këtë ditë të vitit 357 Constantius II vizitoi Romën për herë të parë.
1282 – Fshatarët në Palermo nisën revoltën kundër pushtimit francez në Sicili.
1635 – Guvernatori i Virgjinias John Harvey u akuzua për tradhti dhe u hoq nga zyra.
1758 – Lindi presidenti amerikan James Monroe.
Edhe
Italia dënon me 12 vjet burgim një zyrtar për shkak të shembjes së urës që shkaktoi 43 të vdekur
1788 – Marylandi bëhet shteti i shtatë që ratifikon kushtetutën amerikane.
1916 – Lindi Ferrucio Lamborghini, themelues i kompanisë së veturave që bart emrin e tij. Kompania është e njohur për prodhimin e veturave me performanca të fuqishme.
1920 – Azerbajxhani i bashkohet Bashkimit Sovjetik.
1945 – “Il Duce” Benito Mussolini dhe e dashura e tij Clara Petacci u ekzekutuan nga partizanët italianë.
1967 – Kampioni i botës Muhammad Ali refuzoi shkuarjen ushtar. Për këtë refuzim atij iu morën gjitha titujt. Ali, një mysliman, shkaku i arsyeve fetare nuk shkoi ushtar.
1969 – Charles de Gaulle jep dorëheqje si president i Francës. Shkak i dorëheqjes së tij u bë dështimi i referendumit për modernizimin e ushtrisë në kohë lufte.
1986 – Sovjetikët pranuan se në Chernobyl kishte ndodhur aksidenti në centralin bërthamor.
1994: U dënua me burg të përjetshëm agjenti i dyfishtë i CIA-s. Aldrich Ames pranoi se i kishte shitur sekrete amerikane Bashkimit Sovjetik e më pas Rusisë. Ky ishte njëri prej rasteve më të rënda në historinë e spiunazhit amerikan.
Edhe Në 250-vjetorin e pavarësisë të rikujtohet se pa Amerikën as Evropa s'do të ishte e lirë2001 – Dennis Tito u bë turisti i parë në gjithësi
2004 – U zbulua skandali i abuzimeve në burgun Abu Ghraib. Për herë të parë u publikuan foto të ushtrisë amerikane duke keqtrajtuar të burgosurit irakianë.