Një 42-vjeçare në Adana të Turqisë e ka festuar me daulle divorcin nga burri i saj.
Çilem Ulkerler është ndarë nga burri i saj pas 18 vjetësh martesë me një procedurë divorci e cila ka zgjatur rreth dy vjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ashtu siç mund të vallëzojë një grua kur martohet ashtu mund të bëjë edhe kur të divorcohet”, ka thënë ajo.
Çilem Ulkerler, nënë e dy fëmijëve, e cila jep mësim në një institucion arsimor privat, vendosi të divorcohej nga burri i saj floktar O.T për shkak të dhunës dhe papajtueshmërisë, shkruan gazeta Sabah.com.tr.
Kerlkerler, i cili bëri kërkesë për divorc në 2019, u zhvendos në Toros Mahallesi në rrethin Çukurova, duke marrë me vete 2 fëmijët e saj. Procesi gjyqësor, i cili zgjati rreth 2 vjet, përfundoi me divorc më 10 qershor. Duke iu referuar divorcit të saj si një 'fitore', Ulkerler ndezi një fishekzjarrë në parkingun e banesës së saj dhe festoi me daulle.
Ajo ka thënë se është shumë e lumtur që është divorcuar.