Kuriozitet

Policia e gjen bulldogun e vjedhur derisa po lindte nëntë këlyshët e saj

Një bulldog francez i vjedhur muajin e kaluar është ribashkuar me pronarin e saj pasi u shpëtua nga policët derisa po sillte në jetë këlyshët e saj.

Megi, bulldog francez u mor nga Devoni në Angli, më 13 maj, derisa ajo po barte këlyshët e saj ende në bark.

Këtë muaj, policia në Mançester u informua se Megi po mbahej në një shtëpi në Partington në Angli. Të shtunën, oficerët e Policisë vizituan shtëpinë bazuar në informatat e dhëna, dhe gjeten qenin atje duke sjellë në jetë tetë këlyshë.

Të nëntë qentë u gjetën nga autoritetet dhe u morën në kujdesin veterinar, tha një zëdhënës i Policisë.

Një burrë, 33 vjeç u arrestua nën dyshimin e vjedhjes, dhe një grua 28 vjeç, u arrestua nën dyshimin e trajtimit të mallrave të vjedhura në lidhje me rrëmbimin e Maggie. Të dy janë lëshuar nën hetim.