Lëmsh

Pallati i Versajës hap hotelin e tij të parë

 

Hoteli i parë i vendosur në ambientet e pallatit të Versajës sapo ka hapur dyert e tij, duke u dhënë udhëtarëve mundësinë të qëndrojnë në zemër të një prej vendeve më të pasura në botë.

I përbërë nga 14 dhoma e suita, “Le Grand Controle” ndodhet brenda tri ndërtesave historike që datojnë që nga viti 1681. Hoteli ofron pamje përrallore të pallatit të famshëm, një kopsht të projektuar nga arkitekti francez Jules Hardouin-Mansart, me pemë portokalli, limoni, palme dhe shege.