Lëmsh

Një grua në Afrikën e Jugut lind dhjetë fëmijë

 

Në Afrikën e Jugut një grua ka sjellë në jetë 10 fëmijë dhe ky mund të jetë rekord i ri në botë.

Gosiame Thamara Sithole, 37-vjeçare e cila tashmë ishte nënë e binjakëve, ka lindur shtatë djem e tri vajza me prerje cezariane në një spital në Pretoria të hënën në mbrëmje, ka thënë burri i saj.