Shpargu mund të jetë i famshëm në Belgjikë, por ligjvënësit lokalë u befasuan kur gjetën një recetë për të në mesin e ligjeve dhe dekreteve mbretërore të javës së shkuar.
Teksti aksidentalisht ishte kopjuar dhe bartur në legjislacionin për çmimin e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bon Appetit!” shkruhej në fjalinë e fundit, para se të vazhdohej me çështjet serioze ligjore.
Më pas teksti është fshirë nga databaza.
Gabimi u gjet pas një përditësimi që iu bë versionit francez të tekstit në gazetën zyrtare belge, ku publikohen ligjet, dekretet dhe dokumentet tjera zyrtare.
Në mesin e neneve për çmimet e ilaçeve ishte edhe receta për pjatën me perime.