Kuriozitet

Roma vë në përdorim makinën e picave të nxehta

Raffaele Esposito, napolitani i shekullit 19 i njohur për llojin më të famshëm të picave, tani rrezikohet të zhduket. Roma tash ka një makinë shitjeje e cila nxjerrë pica të gatshme në vetëm tre minuta.

Blerësit të cilët përdorin makinën “Mr. Go Pizza”, mund të zgjedhin ndërmjet katër llojeve të picave prej 4.60 deri në 6 euro. Makina gatuan brumin dhe konsumatorët mund ta shohin picën derisa gatuhet përmes një xhami.

Megjithatë, ata që e kanë provuar kanë pasur edhe kritika, shkruan CNN

“Duket mirë, por është shumë më e vogël se në restorant dhe ka më pak përbërës mbi”, ka thënë Claudio Zampiga.

Një tjetër blerës i një pice të tillë tha se thjesht “kjo nuk është picë”.