Arkeologët kanë identifikuar varrimin më të vjetër të njohur njerëzor në Afrikë, gjatë punës në një fushë, ku u zbuluan eshtrat e një fëmije të vendosur me kujdes për t’u prehur në një varr të vjetër gati 80 mijë vjet, deklaron “The Guardian”.
Radhitja e eshtrave tregon se fëmija trevjeçar – i quajtur Mtoto sipas fjalës fëmijë në gjuhën suahili – ishte i vendosur me këmbë të përmbledhura dhe mbase i mbështjellë me një qefin me kokë mbi një jastëk, para se të varrosej.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStudiuesit zbuluan eshtrat ndërsa po gërmonin dyshemenë në një dalje të një shpelle Panga ya Saidi rreth 16 kilometra nga bregdeti i Kenisë.
“Kjo është spektakolare”, ka thënë Michael Petraglia, profesor për evolucionin njerëzor dhe parahistori në Institutin Max Planck për Shkencën e Historisë Njerëzore në Jena të Gjermanisë. “Është varrosja më e vjetër njerëzore në Afrikë”.