Kuriozitet

Qyteti i Japonisë ndërton statujën gjigante të kallamarit me paratë nga fondi emergjent për COVID-19

Një qytet bregdetar në Japoni ka përdorur mjetet financiare të ndara nga fondi për ndihmë emergjente për COVID-19, për të ndërtuar një statujë gjigante të kallamarit.

Krijesa detare prej 13 metrash qëndron në portin e Notos.

Raportohet se janë shpenzuar 228,500 dollarë nga fondi emergjent, për të ndërtuar statujën, shkruan BBC.

Zyrtarë të Notos kanë thënë se ky ishte një plan i mëhershëm për t’i tërhequr turistët sërish pas pandemisë.

Japonia po përballet me një valë të re të rasteve me koronavirus, ndërsa Tokio është nën gjendje emergjente.