Sherifi i Qarkut të Ohios dhe qeni i tij i vogël policor, ishin të pandashëm aq sa jetët e tyre janë ndërthuru edhe pas vdekjes.
Sherifi i pensionuar Dan McClelland, 67-vjeçar dhe qeni të cilin e kishte partner në luftimin e krimit, Midge, kanë vdekur që të dy të mërkurën. McClelland ka vdekur në një spital pas një beteje të gjatë me kancerin ndërkaq, Midge, ka vdekur pak orë më vonë në shtëpi, sipas të gjitha gjasave, për shkak të dhimbjes për humbjen e pronarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMcClelland ishte pensionuar në fund të vitit 2016, pasi kishte shërbyer si sherif për më shumë se 40 vjet dhe pasi kishte kaluar kohë për rreth një dekadë me qenin Midge.
Midge ishte nuhatës i drogës dhe në vitin 2006, ishte certifikuar nga Rekordet e “Guinness” si qeni më i vogël policor në botë.